You are here
Home > Futboll Bota > Katër gola, grushte dhe skuadra që e mbyllin me 9 lojtarë. Mesfushori shqiptar triumfon për “Ligue 1”

Katër gola, grushte dhe skuadra që e mbyllin me 9 lojtarë. Mesfushori shqiptar triumfon për “Ligue 1”

Ekipi i Ajacios ka arritur të fitojë një ndeshje të çmendur ndaj Le Havres, duke fituar me penallti, në takimin që vlente për ngjitjen në elitën e futbollit francez. Në skuadrën e Ajacios aktivizohet edhe mesfushori shqiptar, Qazim Laçi, i cili është hedhur në fushën e lojës në minutën e 63-të.

Takimi ka përfunduar me rezultatin 1-1 në kohën e rregullt, por drama e vërtetë ka ardhur në 30 minutat e shtesës. Le Havre ka kaluar në avantazh, ndërsa 4 kartonë të kuq janë marrë nga dy për secilën skuadër, brenda pak minutash. Kur pritej që takimi të mbyllej me fitoren e Le Havres, skuadra e Ajacios ka barazuar në sekondat e fundit.

Penalltitë vendosën që skuadra e mesfushorit shqiptar, Qazim Laçi të shkojë më tej, pasi është mbyllur me rezultatin 5-3, ndërsa edhe Laçi ka arritur ta përfundojë me sukses ekzekutimin e tij. Tashmë skuadra e Ajacios do të diskutojë finalen me Tololusen, për të vendosur skuadrën që do të jetë në “Ligue 1” sezonin e ardhshëm. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top