
Florian Marku ka fituar një tjetër betejë në mbrëmjen e sotme, duke triumfuar ndaj kundërshtarit të tij, rumunit, Vranceanu Ion.
Ndeshja u zhvilluar në Ferizaj, në një arenë të improvizuar për MMA. Ashtu siç edhe pritej Marku ishte i pandalshëm, duke e kontrolluar kundërshtarin, për t’i dhënë goditjen e fundit.
Një tjetër fitore e rendësishme që e afron shqiptarin me ëndrrën e tij, një përballje me McGregorin. Asnjë diskutim për përballjen e sotme, ndërsa Marku është tallur madje me rumunin, duke e lënë të ngrihet në këmbë, megjithëse kishte mundësinë për ta mbyllur ndeshjen në raundin e parë.
Në të dytin, një e majtë “vrastare”, bëri që kundërshtari të rrëzohej në tokë, ndërsa Florian Marku të fitojë edhe në mbrëmjen e sotme. /Shqipëria.ch/