You are here
Home > Kryefaqja > Grushta brenda dhe jashtë kafazit, rusi i tregon vendin MekGregorit: Marku, a e ndien veten gati?

Grushta brenda dhe jashtë kafazit, rusi i tregon vendin MekGregorit: Marku, a e ndien veten gati?

Flitet për një sportist me vetbesim më shumë se të tepruar, flitet për një sportist i cili të ngjall tmerr vetëm nga shikimi i tij dhe fjalët që nxjerr nga goja në konferencat përpara një dueli.

Mendonte se ishte i pamposhtur, mendonte se kishte kontrollin e gjithë botë, por faktikisht, këtë të fundit nuk e zotëron askush. Do të ishte boksieri rus, Nurmagomedov i cili do i tregonte vendin MekGregorit, duke e mposhtur në duelin brenda ringut dhe duke u shpallur mbreti i UFC.

Por nuk mbaron këtu, spektakli ka vazhduar edhe jashtë kafazit. Boksieri rus ka dalë nga zona e tij, duke u përleshur edhe me pjestarët e stafit të irlandezit, ndërsa persona të tjerë kanë hyrë në kafaz, për të sulmuar MekGregorin. E dalë jashtë kontrollit, por kjo ishte ndeshja e shekullit.

Dëshira më e madhe e Florian Markut është një ndeshje me MekGregorin, por me këto përleshje dhe pamje, nuk e dimë sesa gati mund të jetë shqiptari. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top