Flitet për një sportist me vetbesim më shumë se të tepruar, flitet për një sportist i cili të ngjall tmerr vetëm nga shikimi i tij dhe fjalët që nxjerr nga goja në konferencat përpara një dueli.
Mendonte se ishte i pamposhtur, mendonte se kishte kontrollin e gjithë botë, por faktikisht, këtë të fundit nuk e zotëron askush. Do të ishte boksieri rus, Nurmagomedov i cili do i tregonte vendin MekGregorit, duke e mposhtur në duelin brenda ringut dhe duke u shpallur mbreti i UFC.
Por nuk mbaron këtu, spektakli ka vazhduar edhe jashtë kafazit. Boksieri rus ka dalë nga zona e tij, duke u përleshur edhe me pjestarët e stafit të irlandezit, ndërsa persona të tjerë kanë hyrë në kafaz, për të sulmuar MekGregorin. E dalë jashtë kontrollit, por kjo ishte ndeshja e shekullit.
Dëshira më e madhe e Florian Markut është një ndeshje me MekGregorin, por me këto përleshje dhe pamje, nuk e dimë sesa gati mund të jetë shqiptari. /Shqipëria.ch/
All hell just broke loose #UFC229 pic.twitter.com/Q9R2G8EWmv
— Shan Shariff (@1053SS) October 7, 2018