You are here
Home > Kryefaqja > Grupi Bunjaku kishte “pushtuar” Kosovën, Shaland u tregoi menjëherë derën

Grupi Bunjaku kishte “pushtuar” Kosovën, Shaland u tregoi menjëherë derën

Një ndryshim rrënjësor duket se ka mbërritur te Kosova, teksa rezultatet pozitive janë duke ardhur në këtë përfaqësuese të re, që nuk e njeh humbjen që me ardhjen në stol të Shaland.

Por menjëherë lind pyetja: “Çfarë ndryshoi kaq shpejt te Kosova”? Një përgjigje kjo që vetëm tekniku zviceran mund ta jap më mirë, por nëse analizojmë “dardanët” e dikurshëm dhe ata aktualët, do të vëmë re lehtësisht disa ndryshme.

Bunjaku! Sa shumë futbollistë do të kishte në këtë përfaqësuese me këtë mbiemër të shkruar në fanellë. Madje Shaland ia morri vendin në pankinë pikërisht një tjetër Bunjaku, Albertit, që dështoi në kualifikueset e Botërorit të Rusisë.

Egzon Bunjaku, Imran Bunjaku, Alban Bunjaku dhe Albert Bunjaku, ishin disa nga futbollistët që grumbulloheshin më shpesh në ndeshjet e shkuara. Por me ardhjen e Shaland në krye të Kosovës, situata ndryshoi dhe hapësirat për ta u zvogëluan gjithmonë e më tepër,aqsa zvicerani u tregoi edhe derën.

Nëse shihni më vëmendje listën e Kosovës për dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, nuk do të shihni asnjë “të mbijetuar” nga këta futbollistë. Suksesi që është dukë përjetuar, tregon se Shaland kishte të drejtë me vendimin e tij. /Shqipëria.ch/

Lista e Shaland

Faton Maloku – FK Kukësi
Samir Ujkani – Rizespor
Visar Bekaj – FC Prishtina

Mbrojtës:

Amir Rrahmani – GNK Dinamo Zagreb
Fidan Aliti – KS Skënderbeu
Mërgim Vojvoda – Royal Excel Mouscron
Ardian Ismajli – HNK Hajduk Split
Kastriot Dermaku – Cosenza Calcio
Leart Paqarada – SV Sandhausen
Benjamin Kololli – FC Zurich
Jetmir Krasniqi – FC Lugano
Arbenit Xhemajli – FC Neuchatel Xamax

Mesfushorë/ Sulmues

Hekuran Kryeziu – FC Zurich
Herolind Shala – IK Start
Idriz Voca – FC Luzern
Bernard Berisha – Akhmat FC
Arbër Zeneli – SC Heerenveen
Milot Rashica – SV Werder Bremen
Edon Zhegrova – K.R.C. Genk
Bersant Celina – Suonsi City A.F.C.
Elbasan Rashani – Odds BK
Donis Avdijaj – FC Willem II
Vedat Muriqi – Caykur Rizespor
Atdhe Nuhiu – FC Sheffield Wednesday

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top