You are here
Home > Futboll Bota > Gruaja e Vedat Muriqit tregon sekretin për sulmuesin: E ushqeja me mish të papjekur!

Gruaja e Vedat Muriqit tregon sekretin për sulmuesin: E ushqeja me mish të papjekur!

Vedat Muriqi po kalon momentin e artë të karrierës, ndërsa e ka kapur shansin e ofruar te Fenerbaçe në mënyrën më të mirë. Dy ndeshje dhe po aq gola, në Turqi ky sulmues është kthyër ne idhullin e tifozëve.

Pothuajse në të gjitha mënyrat Muriqi mund ta dërgojë topin në rrjetë, duke qënë një futbollist i kompletuar. Për të treguar paksa sekretin e tij, ka menduar gruaja e Vedat Muriqit që pas golit që u realizua ndaj Bashakshehirit, ka shkruar në “Instagram”: “E ushqeja me mish të papjekur”.

Menjëherë gazetarët e kanë pyetur sulmuesin dardanas në lidhje me këtë postim, teksa kanë marrë përgjigjen: “Ende nuk e kam parë mesazhin e shpërndarë nga gruaja ime, por më pëlqen ta konsumoj mishin të pagatuar mirë”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top