
Një periudhë aspak të mirë po kalon Grezda te Rangersi, teksa e vështirë duket përshtatja në kampionatin skocez. Futbollisti shqiptar shprehet për “A2 News” se kur ekipi i tij humbet, është e vështirë të dilet në qytet.
Megjithatë, e mira në këtë rast është që ndeshjet në Skoci luhen mesatarisht dy herë në javë, e pas një humbje, koha e rikuperimit është e shpejtë.
“E vërtetë, kur humbasim ndeshjen më mirë të mos dalim në rrugë atë ditë, por fatmirësisht këtu luhet çdo tre ditë dhe gjithçka harrohet shpejt.
Në Glasgow fryn një erë e ftohte dhe bie shi pa pushim, por tani kam filluar të njoh qytetin dhe më pëlqen, sidomos më pëlqejnë njerëzit”, u shpreh Grezda. /Shqiperia.ch/