You are here
Home > Kombëtarja > Grezda tregon Izraelin: Na e kuptuan lojën, më dubluan së bashku me Uzunin

Grezda tregon Izraelin: Na e kuptuan lojën, më dubluan së bashku me Uzunin

Kuqezinjtë kanë humbur përballë Izraelit me rezultatin 0-2, në një takim që e meritonin të dilnin me pikë.

Megjithatë rastet e shumta të shpërdoruara nga ana e futbollistëve të Kombëtares, kanë lënë një shije të hidhur edhe tek tifozët, të cilët kërkonin një pikë nga Shqipëria në takimin e sotëm.

Në një intervistë për “Supersport”, Eros Grezda ka ndier keqardhje për rezultatin ndaj Izraelit, duke u shprehur se kundërshtarët e kishin kuptuar lojën e kuqezinjve në pjesën e dytë.

“Është një ndjenjë shumë e keqe, nuk e meritonim të humbisnim. Zhvilluam një pjesë të parë të mirë, nuk e shfrytëzuam. Në pjesën e dytë ata e kuptuan lojën tonë dhe na dubluan me dy lojtarë, si mua edhe Uzunin. Balaj është një lojtar i mirë në lojën me ajër.

Goditi shumë herë me kokë, por nuk i konkretizoi ato. Nuk jam ende në formën time më të mirë. Unë luajta 90 minuta pas një periudhe 6 mujore dëmtimi. Edhe me Rangers nuk jam ende gati pasi kërkohet më tepër rikuperim”, u shpreh Grezda. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top