
Ekipi i Rangersit ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në ditën e sotme, duke mundur Rapidin e Vienës me rezultatin 3-1.
Një triumf me rëndësi të madhe ky për skocezët, që pas këtij takimi, i rriten edhe më shumë mundësitë për të kaluar grupin. Por ajo që duhet theksuar për tifozët shqiptarë, ishte fakti se Eros Grezda edhe në këtë takim ka qëndruar në pankinë.
Një sjellje e çuditshme e Gerrard, që nuk ka bërë asnjë lëvizje për të zëvendësuar lojtarët, duke futur në fushë vetëm 2 lojtarë nga pankina, por atëherë kur kishte përfunduar koha e rregullt e takimit. /Shqipëria.ch/