
Shumë peripeci dhe kohë aspak e mirë për Eros Grezdën, që thuajse në çdo javë përballet me nervozizmin dhe shfryrjen e tifozëve të Rangersit. Ekipi skocez është eliminuar nga “Europa League”, ndërsa edhe rezultatet e marra në kampionat së fundmi, nuk janë aspak pozitive.
Futbollisti i Kombëtares është kthyer shpeshherë në një “table qitje”, me janarin që afron dhe i rrit presionin e një huazimi të mundshëm. Kjo është koha dhe ky është momenti i duhur, sot Erosi duhet të tregojë sesa vlen dhe të jap arsyen se përse duhet të qëndrojë në Skoci.
Rangersi do të luajë në shtëpi pas disa minutash ndaj Hamilton. Një dorë i vjen nga Gerrardi futbollistit shqiptar, që do të jetë në fushën e lojës nga minuta e parë. Nuk mbaron këtu, një tjetër dorë për ta ngritur nga gjendja ku ndodhet, shqiptari i vjen nga Florian Kamberi.
Sulmuesi me origjinë shqiptare i Hibernianit, ka kapitulluar Sëlltikun në ndeshjen e sapo mbyllur me rezultatin 2-0. Ai realizoi golin e dytë të takimit, ndërsa falë kësaj humbje hapet rruga që Rangersi të kalojë rivalin e përjetshëm në Skoci. Një fitore si kjo e sotmja për Rangersin nëse do të vinte dhe një protagonizëm i Grezdës, do e ngrinte lojtarin tonë në “qiellin e shtatë”. /Shqipera.ch/