You are here
Home > Futboll Bota > Grezda mund t’ia heq Zvicrës, “i pamunduri” Kamberi lidhet më shumë me Shqipërinë

Grezda mund t’ia heq Zvicrës, “i pamunduri” Kamberi lidhet më shumë me Shqipërinë

Florian Kamberi është një sulmues me shumë potencial dhe që Shqipërisë aktuale i mungon jo pak. Aktualisht me skuadrën e Hibernianit në Skoci, sulmuesi shqiptar është një yll në skuadrën e tij dhe ka gjithë vëmendjen e skuadrave të njohura në Europë.

Afrimi i tij te Shqipëria është parë si i pamundur, jo për interesimin e munguar nga ana e Federatës, por për vetë dëshirën e lojtari. Ai ishte në pritje të ftesës së Zvicrës, ndërsa në 26 ndeshje të këtij sezoni, ka realizuar 9 gola dhe ka dhënë 5 pasime vendimtare.

Por nëse më parë sulmuesi i Hibernianit shihej si një mision i pamundur për Shqipërinë, tashmë situata duhet të ketë ndryshuar disi. Kontaktet e shpeshta mes Eros Grezdës dhe Florian Kamberit, mund të ndryshojnë edhe vendimin e këtij të fundit, që ende nuk është grumbulluar nga Kombëtarja e madhe e Zvicrës.

Së fundmi vetë Kamberi ka postuar një foto së bashku me Grezdën në “Instagram”, duke i bashkangjitur flamurin shqiptar. Ardhja e tij te kombëtarja shqiptare do të ishte një sukses më vete, ndërsa sulmuesi 23-vjeçari mund të nënshkruaj për Celtic në janar dhe do të ishte një vlerë e madhe për kuqezinjtë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top