You are here
Home > Kombëtarja > Grezda i premton tifozëve: Kam kapur formën më të mirë, më e keqja marrim 1 pikë me Izraelin

Grezda i premton tifozëve: Kam kapur formën më të mirë, më e keqja marrim 1 pikë me Izraelin

Një takim shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë në ditën e dielë, atje ku do të përballet ndaj Izraelit, në takimin e vlefshëm për “Ligën e Kombeve”.

Falë asaj fitore të Izraelit ndaj Skocisë në ditën e djeshme, shanset tona të kualifikimit rriten akoma më shumë, ku mjafton të dalim me pikë në transferta e së dielës. I këtij mendimi është edhe futbollisti i Kombëtares, Eros Grezda.

Në konferencën për shtyp, Grezda është shprehur se kuqezinjtë nuk do të dalin pa pikë ndaj Izraelit, ku mund të marrin të paktën 1 të tillë, në rastin më të keq.

“Nuk jam ndierë mirë me pozitën në fushë, sepse Jordania ishte agresive dhe unë vija nga një dëmtim i gjatë. U kurseva disi. Kam ndierë dhimbje te krahu këto ditë, por ka ende kohë për t’u rikuperuar dhe besoj se do jem gati. Unë isha në një sprint, kundërshtari ushtroi presion duke më shtyrë, madje duke u rrëzuar edhe vetë. Ishte penallti e pastër.

Jemi tre skuadra dhe shumë afër njëra-tjetrës në grup. Ne duhet të përpiqemi të fitojmë, kemi një kundërshtar me kualitete përballë. Na përshtatet një ekip si Izraeli, sepse do të ketë më shumë hapësira se ndaj Jordanisë. Jam shumë optimist, them se më e keqja, me një pikë do të kthehemi, por unë besoj shumë edhe te fitorja.

Gerrard më ka thënë se duhet t’i tregojë atij se kur do të jem gati fizikisht. Do të kem më shumë minuta dhe mundësi edhe për ta nisur nga minuta e pare. Unë tani jam në formën time më të mirë fizike. Mund të them se jam me fat që kam trajner dy emra të njohur, si Panuçi dhe Gerrard.

Ndihem më mirë në krahë, pasi si qendërsulmues duhet të kesh një fizik të fuqishëm. Megjithatë, na duhet të presim, unë luaj si të më vendos trajneri”, u shpreh Grezda. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top