You are here
Home > Kombëtarja > Grezda habitet me arbitrin shqiptar: Ndërhyrja më të gabuar nga mbrapa, nuk kisha marrë në karrierë

Grezda habitet me arbitrin shqiptar: Ndërhyrja më të gabuar nga mbrapa, nuk kisha marrë në karrierë

Në një barazim pa gola është ndalur Shqipëria në ditën e sotme, duke mos arritur të fitojë ndaj Jordanisë në miqësoren e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Eros Grezda është rikthyer me kuqezinjtë në fushën e lojës, duke luajtur për 45 minuta. Megjithëse vihej re se futbollisti i Rangersit ka ende për të përmirësuar në lojën e tij, pas atij dëmtimi që e ka lënë jashtë fushës së blertë prej shumë kohësh.

Në një intervistë për “Supersport”, Grezda është shprehur i habitur me mohohimin e penalltisë nga kryesori Genc Nuzaj.

“Trajneri deshi të provojë diçka të re me formacion 3-5-2, por nuk ishte pasqyra jonë me e mirë. Nuk ishim në formën, une i pari pasi vij nga një lendim në klub. Ndaj Izraelit do të mund të rikuperohem. Me trajnerin bisededojmë mbi kualitetin dhe rendësisë e Kombëtares. Nuk dhamë maksimumin por shohim nga ndeshja e të dielës.

Nuk kisha luajtur në një kohë të gjatë dhe erdha luajta direjt në Kombëtare. U aktivizova në një pozicion që nuk luaj dot, nuk luaj dot me shpinë pasi loja ime është në mënyrë më të shpejt. Gabova teknikisht në rastet para portës. Në karrierën time nuk kam pasur një ndërhyrje më të pastër sa sot, ishte penallti që nuk mu dha nga kryesori”, u shpreh Grezda. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top