
Një derbi që pritej me interes të madh në ditën e sotme, ishte padyshim ai i Skocisë mes Cëltic dhe Rangers. Përtej asaj që ofrohet në fushën e lojës, në një takim të tillë, një spektakël dhe leksion më vete ka ardhur gjithmonë nga shkallët e stadiumit.
Takimin e ka fituar ekipi i Rodgers, me rezultatin 1-0, ndaj ekipit të Rangers i cili drejtohet nga ana e Steven Gerrard. Ky i fundit dështon kështu në provën e parë të vërtetë, që nga ardhja në fillimin e këtij sezoni.
Një leksion që “profesori” i jep “nxënësit” të tij, pasi përpara disa sezonesh Gerrard ishte lojtari i Rodgers te Liverpuli. Këtë dështim te Rangersit, Eros Grezda e ka ndjekur nga tribuna, pasi nuk ishte i gatshëm për këtë takim. /Shqipëria.ch/