You are here
Home > Kombëtarja > “Grezda do ju bëj të dashuroheni me të”, tashmë është momenti i talentit shqiptar

“Grezda do ju bëj të dashuroheni me të”, tashmë është momenti i talentit shqiptar

Pas asaj performance që Shqipëria zhvilloj ndaj Skocisë, sigurisht që mendimi i tifozëve skocezë nuk është ai më i miri i mundshmi për kuqezinjtë dhe mënyrës së tyre të të luajturit futboll.

Kombëtarja e drejtuar nga ana e Panuçit nuk arriti dot të gjente vetveten në atë ndeshje, duke u dorëzuar me rezultatin 2-0. Tashmë do të jetë një futbollist shqiptar, si Eros Grezda, ai që do t’i tregojë skocezëve sesa vlejmë.

Futbollisti i Kombëtares është projektuar si titullar nga minuta e parë ndaj St Johnstone, për të treguar vlerat e tij dhe për të përmbushur pritshmëritë e larta që kanë tifozët për të. “Grezda do bëj që i gjithë publiku të dashurohet me të”, shprehej më parë Gerrard. Tashmë është moment! /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top