
Greqia nuk është ambienti më i mirë për lojtarët shqiptarë që të rriten profesionalisht dhe të jenë të lumtur me karrierën e tyre. Shembujt janë të pafundëm, ndërsa në rastet e fundit kemi edhe Ergys Kaçen me Enea Mihajn.
Të dy këta lojtarë janë pjesë e PAOK-ut, ndërsa kanë ngelur sërish jashtë listës për ndeshjen me Slovan Bratislavën. Ashtu siç do të ndodhte edhe me Ajaksin, ku do të përfshiheshin te lista me 26 lojtarët e grumbulluar, por jo te ajo përfundimtarja ku ka edhe reduktime, ndërsa luhet në “Play-Offin” për “Europa League”. /Shqiperia.ch/