You are here
Home > Kombëtarja > Grekët e quajnë të mbyllur, Enea Mihaj e ka në xhep “Champions Leaguen” sezonin tjetër

Grekët e quajnë të mbyllur, Enea Mihaj e ka në xhep “Champions Leaguen” sezonin tjetër

Te kombëtarja shqiptare e futbollit janë duke menduar një zgjidhje për prapavijën, e më saktësisht në qendrën e saj. Kjo pasi në kohët e fundit Shqipëria ka pësuar shumë gola, në një kohë që mbrojtja ishte pika e saj më e fortë.

Ardian Ismajli duket i sigurtë në njërën prej dy qendrave, duke marrë për bazë formacionin me 4 mbrojtës, pasi Panuçi po mendon edhe atë me 3 të tillë. Nga ana tjetër, Enea Mihaj mund të plotësojë futbollistin e Hajdukut, në Shqipërinë e së ardhmes e së prespektivës.

Mbrojtësi shqiptar kishte shumë mundësi për t’u larguar edhe në merkaton e janarit, pasi ka shkëlqyer me Panetolikosin, por ka pritur fundin e sezonit. “Sporttime.gr” shkruan se Mihaj është shumë pranë Paokut, por interes të madh për këtë lojtar ka patur edhe Benfika. Megjithëse kjo e fundit nuk e ka siguruar një vend në “Champions League”, por duke marrë parasysh “marshin” me të cilin po ecën në kampionat, duke fituar 10-0 me Nacional duket në rrugën e duhur. Sipas të gjitha gjasave, pavarësisht zgjedhjes që mund të bëj Mihaj, të dy qendërmbrojtësat shqiptarë mund t’i shohim në “Champions League” sezonin tjetër: “Ardian Ismajli te Shakhtari dhe Mihaj te Benfika ose Paok. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top