Tashmë është konfirmuar fakti që Hajdari ka pasur përplasje të mëdha me drejtuesit e klubit të AEK, që kanë vendosur të përjashtojnë nga skuadra e tyre mesfushorin shqiptar. Një vendim ky i cili erdhi që në momentin kur ky lojtar pranoi ftesën e Panuçit.
Më parë Hajdari shfaqej në fushën e lojës me AEK-un, por historia që do të vijonte është mëse e ditur. Në rastin më të mirë, mesfushori shqiptar duhet ta shihte ndeshjen nga pankina, në mos nga televizori.
Sipas asaj që raportojnë mediat greke, ka pasur përplasje edhe mes presidentit të AEK dhe Hajdarit. Ky i fundit di sesi të kthejë reston, ndërsa në një intervistë për mediat greke, shprehet se është momenti që të largohet nga AEK, pasi ka fituar shumë para atje, si për të treguar se asjgë tjetër nuk e lidh me këtë skuadër.
“Unë kam fituar shumë para te AEK, do të jetë mirë për mua të luftojë diku dhe për dikë tjetër. Do të provojë diçka të re, megjithëse saktësisht nuk e di ende. Situata do të zgjidhet me kalimin e kohës. Me AEK kam luajtur thuajse në të gjitha kompeticionet, ky është momenti e përsëris për të shkuar diku tjetër dhe për të luftuar për një tjetër ekip. Do të marr vendimin e duhur për familjen time. Nëse është Suedia apo diçka tjetër do të shohim së bashku me menaxherin”, u shpreh Hajdari. /Shqiperia.ch/