You are here
Home > Futboll Bota > Grekët e kishin paralajmëruar Mavrajn: Mendjen te Shqipëria, Kosova, Allahu dhe Instagrami

Grekët e kishin paralajmëruar Mavrajn: Mendjen te Shqipëria, Kosova, Allahu dhe Instagrami

Një nga lojtarët më me eksperiencë në rradhët e Kombëtares, është edhe Mërgim Mavraj. Mbrojtësi 32-vjeçar mund të themi që ka korrur një sukses të veçantë si në rang të përfaqësueses, ashtu edhe në klube.

Së fundmi Mavraj arriti të bëhej pjesë e skuadrës greke të Arisit, ku prej një kohe disi të gjatë ishte pa ndonjë klub dhe lojtar i lirë. Me ekipin grek gjërat nuk po shkojnë ashtu siç pritej për kapitenin e Shqipërisë. Mbrojtësi edhe pse ka në atë skuadër disa muaj, nuk po arrin dot të përshtatet në lojën e tij. Për këtë nivel të ulët të performancës, komentet negative në drejtim të kapitenit nga tifozët e Arisit kanë qënë të shumta.

Ditën e sotme në mediat greke është përfolur për një largim të mundshëm të Mavrajt, menjëherë pas hapjes së merkatos dimërore. Këtë gjë e ka mbështetur edhe numri një i klubit të Arisit, i cili theksoi se të gjithë ata lojtarë që janë larg pritshmërive do të largohen, ndërsa edhe Mërgim Mavraj është në atë listë.

Ndërkohë e gjithë kjo gjendje e futbollistit të Kombëtares nuk duket se është edhe kaq e papritur, pasi prej disa javësh “Shqiperia.ch” ka shkruar një artikull për t’i paraprirë një situate të tillë. Tifozët grekë nuk e kanë mirëpritur aspak Mavrajn, ndërsa sapo ky i fundit iu bashkua skuadrës pas periudhës së ndeshjeve të Shqipërisë, ka marrë edhe “sulmin” e parë të atyre që duhej të ishin mbështetësit e tij.

“Ti ke qenë pjesë e jona vetëm për pak kohë, poston vetëm Shqipëri, Kosovë dhe Allah. Fokusohu më shumë në klubin tënd, se kombëtarja e mbylli me 2018”.

“Tifozët e Arisit nuk tolerojnë asnjë akt patriotizmi të asnjë shteti. Ke 4 muaj këtu, e poston vetëm Allah, Kosovë e Prishtinë. Luaj më shumë me topin dhe lëre Instagramin”.

Këto kanë qenë dy mes komenteve të shumta negative në drejtim të Mavrajt, që e dëshmojnë më së miri se ku qendron problemi i tij në vendin fqinj, përtej nivelit që ka treguar lojtari në Greqi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top