You are here
Home > Kombëtarja > Goli ndaj Italisë i dhuroi Shqipërinë “e vërtetë”, për sulmin Panuçi ka një “as nën mëngë” 

Goli ndaj Italisë i dhuroi Shqipërinë “e vërtetë”, për sulmin Panuçi ka një “as nën mëngë” 

Një nga risitë e listës së Panuçit për dy ndeshjet e rradhës të Kombëtares, ishte dhe Xhakomo Vrioni. Duke parë që ofensiva e kombëtare shqiptare në ndeshjet e fundit ka çaluar, italiani ka menduar të grumbullojë sulmuesin e Venecias.

Xhakomo është vetëm 19 vjeç, ku me paraqitjet e tij në “Seria B” të kampionatit italian, nuk ka kaluar pa u vënë re dhe nga Kristian Panucci. Vrioni është sulmues që është marrë nga skuadrat zinxhirë të Shqipërisë, teksa në ndeshjen e fundit të kuqezinjve U-21, ka arritur të finalizojë një gol të bukur kundër Italisë U-21.

Duke parë paraqitjet e dobëta të legjionarëve si Cikalleshi, Guri, etj.që në klubet e tyre respektive nuk po arrijnë zhbllokohen, madje dhe  minuat që kanë në këmbë janë mjaft të kufizuara, italiani ka bërë një zgjidhje surprizë. Shikohet se Panucci ka menduar ti besoj një sulmi me lojtarë të rinj në moshë siç janë është Vrioni, Uzuni dhe Gavazaj. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top