
Ditën e e premte klubi ku bën pjesë sulmuesi kuqezi, Albacete, ka barazuar kundër skuadrës së Zaragozës me rezultatin 2-2. Golin e parë të sfidës është shënuar nga legjionari ynë, në minutën e 3të.
Një finalizim ky mjaft i bukur, teksa mediat spanjolle e kanë cilësuar në top 5 golat më të bukur të javës. Çdo fillim jave, tregohen përpara sportëdashësve, të cilët më pas votojnë online për golin më të bukur të javës në ligën e dytë në Spanjë. Ndër to, ishte dhe finalizimi i sulmuesit nga lushnja që është pjesë e klubit të Albacetes. Për Rei Manaj është goli I dytë rradhazi në “La Liga2”.
Sulmuesi është i vetmi lojtar nga kuqezinjtë që në këtë fillim sezoni shënon dy herë rradhazi në sfidat e klubit ku ai bën pjesë, duke i thënë Panuccit që është gati për sfidat e Shqipërisë në muajin tetor. /Shqipëria.ch/