You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Goli i parë me fanellën e Konyasporit, Erdon Daci i rrit vlerat vetes në Turqi

Goli i parë me fanellën e Konyasporit, Erdon Daci i rrit vlerat vetes në Turqi

Erdon Daci është një tjetër talent shqiptar për t’u mbajtur shënim në Turqi. Sulmuesi që aktivizohet me Konyasporin, i ka rritur vlerat veteves në pak kohë. Ekipi i parë i turqëve e ka thirrur disa herë, megjithëse hapësirat në atë kampionat janë ende të vogla, pasi kjo skuadër po lufton edhe për një kualifikim në Europë.

Por futbollisti shqiptar ka arritur të shënojë në miqësore me Konyasporin. Ky ishte goli i tij i parë me këtë fanellë, teksa kanë mundur në shifrat 2-1 Adanasporin. Flasim gjithmonë për ekipin e parë, pasi me të rinjtë Daci ka shënuar 4 gola në 9 ndeshje.

Ky futbollist përfaqëson të rinjtë e Maqedonisë aktualisht, por nuk përjashtohet mundësia për t’u bashkuar me Shqipërinë në të ardhmen. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top