You are here
Home > Kombëtarja > Goli i Bullarit në minutën e 95-të, festë e madhe në dhomat e zhveshjes te Shqipëria

Goli i Bullarit në minutën e 95-të, festë e madhe në dhomat e zhveshjes te Shqipëria

Shqipëria U-21 ka barazuar me rezultatin 2-2 ndaj Turqisë U-21, në një takim që ka dhuruar emocione të jashtëzakonshme. Maloku ka kaluar i pari në avantazh, por më pas do të vinte edhe përmbysja e vendasve.

Në momentin që u mendua se Turqia do të fitonte këtë ndeshje, erdhi goli i Emiliano Bullarit. Sulmuesi i Olimpiakosit ka shënuar pas goditjes me kokë, në aksionin e fundit dhe atëherë kur kishte dalë edhe portieri i kuqezinjve. Për këtë arsye festa ka qënë e madhe në dhomat e zhveshjes te Shqipëria, duke u përjetuar si një fitore me dramacitetin e madh. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top