
Shqipëria U-21 ka barazuar me rezultatin 2-2 ndaj Turqisë U-21, në një takim që ka dhuruar emocione të jashtëzakonshme. Maloku ka kaluar i pari në avantazh, por më pas do të vinte edhe përmbysja e vendasve.
Në momentin që u mendua se Turqia do të fitonte këtë ndeshje, erdhi goli i Emiliano Bullarit. Sulmuesi i Olimpiakosit ka shënuar pas goditjes me kokë, në aksionin e fundit dhe atëherë kur kishte dalë edhe portieri i kuqezinjve. Për këtë arsye festa ka qënë e madhe në dhomat e zhveshjes te Shqipëria, duke u përjetuar si një fitore me dramacitetin e madh. /Shqiperia.ch/