
Xherdan Shaqiri u kthye në protagonistin kryesor të kampionatit anglez, teksa në takimin mes Liverpulit dhe Manchester United arriti të vendoste i vetëm ndeshjen. Erdhi nga stoli dhe shënoi dy gola, në atë fitore të ekipit të Klopit me rezultatin 3-1.
Gjithçka shkon në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa futbollisti shqiptar vazhdon të komentojë atë ndeshje, që ndoshta është më e përfolura në karrierën e tij. Shaqiri është shprehur se njërin prej realizimeve të tij e shënoi me Kosovën, duke iu referuar flamurit që ai mban në këpucët e tij.
“E kam në këmbën e majtë flamurin e Zvicrës, pasi shënoj gjithmonë me të. Ndaj Junajtid kam realizuar me të dyja këmbët, pra kanë ardhur dy gola nga të dyja shtetet, edhe me Kosovën. Në Botëror flamuj i kisha në përmasa më të mëdha, janë ende aty”, u shpreh Shaqiri. /Shqiperia.ch/