You are here
Home > Kombëtarja > Golat e thjeshtë lërjani të tjerëve! Xhaka “nuk di” të shënojë nga brenda zonës

Golat e thjeshtë lërjani të tjerëve! Xhaka “nuk di” të shënojë nga brenda zonës

Nëse ke mundësi të gjuash, atëherë goditë e shëno”-  ishin këto fjalët që i dhanë më tepër zemër Taulant Xhakës mbrëmjen e kaluar. Mesfushori i kuqezinjëve ishte ndër protagonistët kryesor në fitoren e bujshme ndaj Izraelit. Me një “raketë” nga jashtë zone Xhaka realizoi golin e vetëm të takimit dhe praktikisht atë të fitores. Ky ishte goli i parë me fanellën e Kombëtares për Xhakën, por jo në të njejtën skemë.

Edhe më herët mesfushori i Bazelit ka shtangur CSKA e Moskës në ndeshjet e “Champions League”, e për me tepër në stadiumin e rusëve. Edhe më herët Luani i Kombëtares mbahet mend per golat e tij fantastik ndaj Young Boys apo edhe Thun në kampionat. E përbashkëta e këtyre golave është realizimi i tyre, të gjithë nga jashtë zone dhe me goditje mjaft taktike e të fuqishme.

Xhaka godet rrallë drejt portës duke qenë se roli i tij është më tepër si “shkatërrues” por në ato pak raste, ai dhuron disa perla të vërteta që me zor i pret të ndodhin sërish. Golat e thjeshtë lërjani të tjerëve, Xhaka “nuk di” të shënojë nga brenda zonës./Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top