Ditën e sotme janë luajtur sfidat e kupës së Turqisë, ndër to edhe skuadra ku është pjesë legjionari i Kombëtares, Sokol Cikalleshi. Sulmuesi arriti që të gjente rrjetën në fitoren që mori skuadra e Goztepe me rezultatin e thellë 4-0 kundër Cengelkoyspor.
Sulmuesi kuqezi më në fund arrin të zhbllokohet dhe të shënojë, teksa prej 6 muajsh nuk e ndiente shijen e golit. Cikalleshi me finalizimin që arriti, i dërgoi shifrat në 3-0 duke i dhënë sigurimin për kualifikimin e mëtejshëm ekipit të tij.
Kujtojmë që Sokol Cikalleshi ka një eksperiencë të gjerë përsa i përket skuadrave turke, ku në harkun e tre viteve ai ka ndërruar plot 4 skuadra dhe mund të themi se është një njohës i mirë i filozofisë së lojës në atë kampionat, megjithëse nuk ka arritur të shkëlqejë. /Shqiperia.ch/