
Një goditje e madhe për trajnerin Shaland, por mbi të gjitha për vetë mesfushorin shqiptar, Hekuran Kryeziu. Ky i fundit ka pësuar një dëmtim para disa kohësh, por gjendja është më serioze nga çfarë mendohej.
Sipas asaj që raportojnë mediat zvicerane, lojtari i Kosovës që aktivizohet me Zurich, i ka larë duart me 2019. Shanset që ky lojtar të kthehet nga dëmtimi brenda këtij viti janë shumë të pakëta, ndërsa trajneri Shaland duhet të improvizoj për të mbajtur gjendjen e mirë të dardanasve. Kjo pasi Kryeziu ka qënë një titullar i padiskutueshëm te Kosova në ndeshjet e kësaj të fundit. /Shqiperia.ch/