Vrushaj ka vetëm dy muaj me holandezët e Willemit II, por është duke zhvilluar ndeshje fantastike me këta të fundit. Shumë herë ka arritur të gjejë rrjetën dhe të dhurojë spektakël me topin në këmbë, duke rrëmbyer edhe zemrën e tifozëve.
Por për të kuptuar rëndësinë e madhe që ka fituar sulmuesi shqiptar në këtë skuadër, mjaftojnë fjalët e trajnerit të tij, Koster. Willem II u përballë sërish ndaj AZ Alkmarit, këtë herë në gjysmëfinalen e Kupës.
Këto skuadra u përballën vetëm pak ditë më parë për kampionatin, ndërsa Vrushaj arriti të shënonte në atë fitore me rezultatin 2-1. Por në përballjen e kampionatit, sulmuesi shqiptar do të largohej i dëmtuar. Në mëdyshje ishte aktivizimi i tij për takimin e gjysmëfinales së Kupës, derisa trajneri Koster mori vendimin e vështirë: “Nuk do e rrezikojmë këtë lojtar, të mos e humbim për më vonë”. Kështu u shpreh trajneri i holandëzve që e trajton Vrushajn si një “thesar” që duhet mbajtur me kujdes, ndërsa kaloi edhe në finalen e Kupës ndaj Ajaksit, pas fitores me penallti ndaj AZ Alkmarit. /Shqiperia.ch/