You are here
Home > Kombëtarja > “Gjysmë vetëvrasje”/ Panuçi flet për kohën te Shqipëria: Stoli më i vështirë në Europë

“Gjysmë vetëvrasje”/ Panuçi flet për kohën te Shqipëria: Stoli më i vështirë në Europë

Panuçi ka folur për herë të parë që nga largimi i tij nga Shqipëria, për periudhën kur ka qenë pjesën e Kombëtares. Trajneri italian u largua si dështim nga kuqezinjtë, për shkak të rezultateve negative që janë marrë në kohën e tij.

Ndërkohë në një intervistë për mediat italiane, Panuçi e ka quajtur “gjysmë vetëvrasje” faktin se ka pranuar atëherë që të marrë Shqipërinë, duke ditur se vinte nga një kualifikim në Europian dhe ishte e vështirë që të ndodhte sërish. Gjithashtu ka edhe një përgjigje për presidentin e FSHF-së, Armand Duka, i cili u shpreh se Panuçi nuk ka për të qenë ndonjëherë trajner i madh.

“Kur mbërrita, skuadra ishte e katërta në grupin kualifikues për Kupën e Botës 2018, në fund përfunduam në të tretin. Shqipëria është një vend shumë i ndërlikuar. Nëse pas vitit 2016 kishte një stol të vështirë në Evropë, ishte ai i Shqipërisë. Vinte nga Europiani i luajtur për herë të parë, duke pranuar ta merrje këtë detyrë, ishte një gjysmë vetëvrasje sepse do të ishte e vështirë të kualifikohesh.

Por isha i lumtur: ishte një përvojë fantastike, kisha një marrëdhënie të jashtëzakonshme me djemtë. Presidenti i Federatës Shqiptare lëshoi deklarata të shëmtuara ndaj meje, por kur isha atje ai veproi si president dhe nuk ndërhyri për asgjë. Ai më lejoi të punoja”, ka thënë Panuçi.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top