Në takimin ndaj Crevena Zvezdës nuk mund të luante, sepse këto ishin politikat e të prapambeturëve të Europës, të cilët nuk mund të pranonin një futbollist shqiptar në stadiumin e tyre.
Por nëse Shaqiri luan në fushën e lojës me fanellën e Liverpulit, atëherë do të shënojë ose jap pasimin vendimtar. Në ato pak shanse që Klop i ka dhënë deri tani, futbollisti shqiptar gjithmonë e ka shpërblyer besimin e dhënë.
Këtë herë e bën ndaj Fulhamit, ndërsa në ndeshjen që po kryesohet me rezultatin 2-0 nga ana e Liverpulit, Shaqiri ka arritur të shënojë golin e dytë në këtë ndeshje për skuadrën e tij. Pas një krosimi të bukur nga krahu i majtë, futbollisti shqiptar nuk ka gabuar përballë portierit, duke sjell qetësinë dhe festën njëkohësisht në “Anfield Road”. /Shqiperia.ch/