You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Gjithmonë ka rast përjashtimesh! Shaland përtyp fjalët për lojtarin e “Premier League”

Gjithmonë ka rast përjashtimesh! Shaland përtyp fjalët për lojtarin e “Premier League”

“Nuk pranoj lojtarë që na shohin si një mundësi e dytë. Unë dua vetëm lojtarë që kanë dëshirë me çdo kusht të luajnë për Kosovën”, kështu u shpreh trajneri Shaland disa kohë më parë, për t’ia mbyllur derën çdo lojtari që më parë kishte refuzuar dardanët.

Por gjithmonë ka vend për përjashtime, ashtu siç edhe ndodhi me Florent Hadërgjonajn. Ky i fundit e ka refuzuar në më tepër se dy raste Kosovën, duke u shprehur se i ndihej borxhli Zvicrës për ndihmën e madhe që i kishte dhënë për rritjen si lojtar, por edhe familjes së tij. Megjithatë te helvetët hapësira ishte e pakët, ndërsa mbrojtësi iu besua vetëm te të rinjtë. Duke parë të gjithën këtë situatë dhe interesimin e vazhdueshëm te Shaland, Hadërgjonaj vendosi t’i bashkohej përfaqësueses së re, duke u pajisur edhe me pasaportë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top