You are here
Home > Futboll Bota > Gjithmonë e më larg Andërlehtit, Abazajn e shpëton vetëm një rrugë

Gjithmonë e më larg Andërlehtit, Abazajn e shpëton vetëm një rrugë

Futbollisti që mund të quhet më i pafat nga legjionarët, është Kristal Abazaj, teksa me transferimin e tij verën që shkoj tek skuadra e Andërleht, akoma nuk ka mundur të bëjë debutimin e tij me këtë fanellë. Tek belgët në fillim u prit me shumë bujë, por trajneri i Andërleht nuk ka ndërmend t’i japi mundësi shqiptarit.

Kujtojmë që në fillim u komentua si transferimi më i mirë i skuadrës belge, por mesa duket Abazaj akoma nuk po i krijohen hapësirat e mundshme për të treguar vlerat e tij. Në mediat belge shpesh herë kemi  dëgjuar konferencat e trajnerit Vanhaezebrouck, ku ky i fundit shprehet se faji është i lojtarit për shkak se nuk e përballon dot stërvitjen dhe gjëndja fizike e tij është e dobët.

Kohët e fundit në Belgjikë po flitet për një largim të mundshëm të numrit një të pankinës së Andërlehtit, për arsye të paraqitjeve të dobta që kanë arrdhur si në kampionat ashtu edhe në “Europa Ligë”. Me një largim të mundshëm të tij, Kristal Abazaj ndoshta do të kishte mundësinë më të mirë të tij për t’iu krijuar hapësirë tek skuadra e tij.

Për pasojë të mos aktivizimit me këtë klub, Abazaj gjithashtu ka mbetur jashtë listës së lojtarëve të grumbulloar të Kombëtares së drejtuar nga Panuçi, ndonëse kjo situatë që po kalon tek Andërlehti, po e penalizon shumë lojtarin kuqezi. Skuadra e tij gjendet 7 pikë larg vendit të parë, në një hap fals në kampionat mund të jetë fatale për trajnerin  Vanhaezebrouck, ku prej tetorit të vitit 2017 është në krye të skuadrës së Andërlehtit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top