
Gjithmonë jemi mësuar të shohim Suarez duke simuluar apo kërkuar llogari ndaj gjyqtarëve, edhe atëherë kur nuk ka aspak të drejtë. Por rasti i fundit në takimin mes Uruguajit dhe Kilit, ishte një shfrenim fantazie.
Sulmuesi i Barcelonës i shtyrë nga instikti i tij, ka kërkuar penallti për një sekondë, pasi portieri i Kilit kapi topin me dorë brenda zonës së tij. Sigurisht që kjo është detyra e portierit dhe gjithçka është brenda rregullave, pasi në të kundërt do të luhej me porta të boshatisura.
Por Suarez ka arritur ta mbledh menjëherë situatën e ta vendos në kontroll, duke e kuptuar gafën që bëri. Gjithsesi kjo nuk i shpëtoi rrjeteve sociale, që janë treguar të pamëshirshme duke u tallur me të drejtë me pretendimin e pakuptimtë të sulmuesit katalanas. /Shqiperia.ch/
There is only 1 player in the world who would appeal for a handball against the goalkeeper: Luis Suarez pic.twitter.com/BWk9UlbCqI
— John Kokkoris (@jKokkoris8) June 24, 2019