
Një “luftë” e madhe e bërë për Fiorin Durmishaj nga ana e Greqisë, që në fund ka rezultatuar një “vrimë në ujë”. Sulmuesi që la Shqipërinë U-21, nuk luajti për asnjë minutë të vetme në dy takimet kualifikuese të Europianit.
Praktikisht ka shanse ende të ndërrojë Kombëtare, pasi ka zhvilluar vetëm 25 minuta si lojtari i Greqisë, në përballjen miqësore ndaj Turqisë. Një zgjedhje tërësisht e pallogjikshme kjo e Durmishajt, pasi Greqia ndodhet në një periudhë më të keqe edhe se Shqipëria.
Në tre takimet e fundit kjo Kombëtare ka humbur, madje dje duke u surprizuar nga Armenia në transfertë në shifrat 2-3. Duke parë situatën në grup, i thuhet lamtumirë Europianit përpara kohe, ndërsa Durmishaj nuk gjen dot vend edhe në Greqinë me fytyrën më të keqe. /Shqiperia.ch/