Kur këto fjalë vijnë edhe nga Donis Avdijaj, atëherë shpresa nuk duhet të humbet kurrë, e pamundura është …asgjë!
Shumë vite më parë, në kohën kur Avdijaj ndodhej te Shalke, shihej si një nga talentet dhe futbollistët me më shumë potencial të gjermanëve. Klauzola e tij ishte e çmendur asokohe, 50 milionë euro, aqsa futbollisti shqiptar nisi të thirrej edhe si “mister 50-milionëshi”.
Klubi gjerman i Shalkes nuk mundi ta mbante në ekip më gjatë, pasi karakteri i këtij futbollisti ishte mjaft i vështirë për t’u kontrolluar. Ai shpeshherë gjendej si protagonist i garave me makina, ndërsa ishte një adhurues i flaktë i shpejtësisë.
Sikur të mbaronte këtu, dosja e tij në polici ishte gjithmonë voluminoze për të, teksa në jo pak raste thyente rregullat rrugore në Gjermani, duke kaluar me semafor të kuq dhe duke rrezikuar jetën e kalimtarëve. Madje, përpara disa vitesh përplasi edhe dy makina të tjera të gjendura në parkim dhe u largua nga vendi i ngjarjes, duke paguar një gjobë të majme.
Të gjitha këto gabime lihen pas, tashmë Avdijaj është i penduar ndërsa po rigjen shkëlqimin e tij, këtë herë në Holandë për ekipin e Willem II, ndërsa për të po interesohen ekipet më të njohura si Ajaks, Psv dhe Feynord.
“Kur unë isha te Shalke, isha vërtet shumë i ri dhe kam bërë disa gabime. Gjithmonë më përpara e kërkoja fajin tek të tjerët. Hollanda është vendi i duhur për mua. Kjo përfshin Ëillem II, unë do të jap gjithçka nga vetja ime për këtë klub”, u shpreh Avdijaj për “Fuball Bild”. /Shqiperia.ch/