
Tashmë është gjithçka e konfirmuar se Erald Lakti ndodhet në planet e Montelës për t’iu bashkuar Fiorentinës së parë në sezonin e ardhshëm. Mesfushori shqiptar ka mbajtur shiritin e kapitenit tek të rinjtë e skuadrës italiane, ndërsa u grumbullua nga Montela që në ndeshjen e fundit të sezonit në atë që lamë pas.
Përgatitjet e kësaj vere po i bën sërish me ekipin e parë, ndërsa së fundmi gjendet edhe në listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në turneun “International Champions Cup”. Atje Lakti do të luajë përballë skuadrave të njohura, mes të cilave veçohet edhe Arsenali. Mesfushori në fjalë pritet që t’i bashkohet edhe listës së Alban Bushit. /Shqiperia.ch/