You are here
Home > Futboll Bota > Gjimshti në nivelet më të larta, ul në stol te Atalanta edhe mbrojtësin golashënues

Gjimshti në nivelet më të larta, ul në stol te Atalanta edhe mbrojtësin golashënues

Nuk pritej të ndodhte ndaj Empolit, por për herë të parë Gjimshiti ka ulur në stol dhe mbrojtësin e ri italian, Mancini

Ky i fundit është kthyer edhe në golashënues në kohët e fundit, duke shënuar gjithmonë për ekipin nga Bergamo, pavarësisht se luan në prapavijë. Megjithatë kjo nuk mjafton, pasi vetë Gasperini është shprehur se Mancini duhet të përmirësohet në aspektin mbrojtës. Gjimshiti po kthehet në një lojtar titullarë, pavarësisht peripecive që ka kaluar në kohët e fundit, pasi nuk i kanë besuar një mundësi të mirë në karrierën e tij.

Kjo aktualja e Atalantës duket se e rikthen mbrojtësin tonë në nivelet më të larta, pasi luan me një ekip që kërkon Kupat e Europës në elitën e futbollit italian. Edhe në takimin ndaj Empolit mbrojtësi shqiptar ka bindur, duke qenë një nga më të mirët e takimit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top