You are here
Home > Kombëtarja > Gjimshiti vlerësohet super, Gasperini në humor: Skema ime, ta pësojmë gjithmonë ne të parët

Gjimshiti vlerësohet super, Gasperini në humor: Skema ime, ta pësojmë gjithmonë ne të parët

Atalanta ka marrë një fitore jetike në ndeshjen e sotme ndaj Lacios, në misionin për të mbërritur në “Champions League”. Lacialët kaluan të parët në avantazh, por më pas do të ishte ekipi nga Bergamo që do të kthente gjithçka në shifrat 1-3.

Berat Gjimshiti tregoi edhe njëherë vlerat e tij, duke qënë i pakalueshëm në mbrojtje. Sikur të mos mjaftonte me kaq, arriti të shënonte edhe një gjysmë goli, i ndihmuar edhe nga devijimi i Walace ku u vendos edhe historiku i ndeshjes.

Por ajo që është edhe më e veçantë, mbetet fakti se në 5 ndeshjet e fundit të Atalantës, 3 herë ka fituar me përmbysje të rezultatit. Mbi këtë gjë ka folur edhe trajneri Gasperini në fundin e ndeshjes, duke qënë në humor: “Të marrësh gol në fillim është e përgatitur, pasi ne shkojmë më pas për të kthyer gjithçka në fitore. Kjo është një skemë e imja, nuk ndodh normalisht”, tha me buzëqeshje Gasperini. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top