
Për një moment, dukej sikur Atalanta e kishte harruar që në stolin e saj, gjendeshin edhe dy futbollistë të Kombëtares. Berisha dhe Gjimshiti ishin gjithmonë të gatshëm për të dhënë maksimumin për ekipin e tyre, por Gasperini kishte të tjera plane.
Asnjë prej futbollistëve të Shqipërisë nuk është preferuar titullar në ndeshjet e fundit, duke mos u aktivizuar asnjë minutë të vetme në fushën e lojës, me klubin nga Bergamo. Por historia do të ndryshojë disi në takimin ndaj Torinos, pasi në të pritet të luajë mbrojtësi Gjimshiti.
Sipas mediave italiane, ky i fundit ka arritur të bind trajnerin e tij për të qenë titullar në takimin e fundit, ndërsa duhet të shfrytëzojë besimin që i është dhënë, për t’u kthyer në një lojtar kyç te Atalanta. /Shqipëria.ch/