Atalanta ka fituar në transfertën e vështirë të Sampdorias në ditën e sotme, duke ia dalë me rezultatin 1-2. Gjimshiti vazhdon të tregojë paraqitje dinjitoze, ndërsa në mediat italiane përmendet fakti se këtë herë mbrojtësi shqiptar, ka mbyllur sulmuesin golashënues të momentit, Kuajarelën.
Nëse mendoni se ky i fundit ndodhet në një moshë të madhe, treguesi i numrave nuk është i mjaftueshëm për formën e tij. Kështu, lojtari i Sampdorias kryeson listën me golat e shënuara në Seria A, pasi ka festuar 20 herë, një më shumë madje edhe se Ronaldo.
Por këtë herë e kishte të vështirë ndaj Gjimshitit, megjithëse ka arritur të shënojë nga pika e bardhë. Etrit Berisha nuk ka marrë dhuratë nga trajneri Gasperini për datëlindje, duke e parë gjithë takimin nga stoli. Për më tepër që zëvendësuesi i tij, Golini, ka marrë rolin e heroit në minutat e fundit pas pritjes së bërë ndaj Ekdal. /Shqiperia.ch/
Ekdal thought he scored but Gollini was like nope pic.twitter.com/GRaSm8SLKX
— Para (@Paracelsus) March 10, 2019