You are here
Home > Kombëtarja > Gjimshiti fut në xhep më të mirin në Itali, nuk ka dhuratë për datëlindjen e Berishës

Gjimshiti fut në xhep më të mirin në Itali, nuk ka dhuratë për datëlindjen e Berishës

Atalanta ka fituar në transfertën e vështirë të Sampdorias në ditën e sotme, duke ia dalë me rezultatin 1-2. Gjimshiti vazhdon të tregojë paraqitje dinjitoze, ndërsa në mediat italiane përmendet fakti se këtë herë mbrojtësi shqiptar, ka mbyllur sulmuesin golashënues të momentit, Kuajarelën.

Nëse mendoni se ky i fundit ndodhet në një moshë të madhe, treguesi i numrave nuk është i mjaftueshëm për formën e tij. Kështu, lojtari i Sampdorias kryeson listën me golat e shënuara në Seria A, pasi ka festuar 20 herë, një më shumë madje edhe se Ronaldo.

Por këtë herë e kishte të vështirë ndaj Gjimshitit, megjithëse ka arritur të shënojë nga pika e bardhë. Etrit Berisha nuk ka marrë dhuratë nga trajneri Gasperini për datëlindje, duke e parë gjithë takimin nga stoli. Për më tepër që zëvendësuesi i tij, Golini, ka marrë rolin e heroit në minutat e fundit pas pritjes së bërë ndaj Ekdal. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top