You are here
Home > Kombëtarja > Gjimshiti e Berisha provojnë vuajtjet e shqiptarëve, stërviten me lopata dhe blloqe betoni

Gjimshiti e Berisha provojnë vuajtjet e shqiptarëve, stërviten me lopata dhe blloqe betoni

Në ditën e djeshme të 1 prillit, Atalanta kishte vendosur të bënte një stërvitje krejtësisht të veçantë për futbollistët. Berisha, Gjimshiti dhe gjithë ekipi i Belgramos është stërvitur si në një kantier ndërtimi.

Me lopata, blloqe betoni, kova dhe gjithçka tjetër që i përket materialeve të ndërtimit, lojtarët kanë kaluar një ditë jo të zakonshme. Një gjetje më vete kjo e Atalantës, që në të njëjtën kohë i bën futbollistët të vlerësojnë edhe më tepër pikën ku ata kanë mbërritur.

Duke ditur se kjo është mënyra e jetesës për shumë shqiptarë, padyshim që këtë situatë e ka përjetuar më së shumti Berisha dhe Gjimshiti. Padyshim, edhe mes humorit ka gjithmonë një mesazh për t’u dhënë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top