
Pas dy ndeshjeve për kualifikueset e Ligës së Kombeve, lojtarët e kombëtarës së Shqipërisë janë kthyer këto ditë në skuadrat e tyre. Gjimshiti e Berisha kanë udhëtuar drejt Seria A për tek ekipi i Atalantës por trajneri i zikaltërve nuk i ka “pritur” siç duhet. Në ndeshjen me SPAL në fundjavë, Gasperini ka lënë pushim si Gjimshitin ashtu edhe Berishën.
Në komunikimin javor të ekipit, bëhet me dije se trajneri ka preferuar lojtarët e freskët, të cilët nuk ishin grumbulluar me kombëtaret përkatëse. Sipas trajnerit, Gjimshiti, Berisha dhe disa lojtarë të tjerë nuk tregojnë gjendje fizike të rënduar, por ai ka preferuar ata më të freskëtit pasi lojtarët e tjerë mund të ndiejnë ende lodhje. Një justifikim deri diku i ranueshëm ky nga trajneri i Atalantës por Berisha pse pushim.
Gardiani i kuqezinjëve nuk u aktivizua nga Panuçi gjatë këtyre ndeshjeve dhe kjo hedh poshtë justifikimin e Gasperinit për zgjedhjet e tij. Portieri shqiptar prej disa javësh nuk po gjenë hapsira tek Atalanta ndërsa justifikimi i kësaj jave mbeten kombëtaret dhe lodhjet fizike të Ligës së Kombeve./Shqipëria.ch/