
Galatasarai kërkon të rikthehet në kohët e arta në kampionatin turk dhe të lërë pas krahëve gjithë peripecitë e kaluara së fundmi. Për të mbërritur në këtë pikë, skuadra ka nevojë për përforcime.
Për këtë arsye, lëvizjet e para kanë nisur që pa u hapur zyrtarisht merkato. Sipas asaj që raportohet në mediat turke, Galatasarai do të bëj dy goditje në pjesën sulmuese. E para mund të quhet e përfunduar, pasi është arritur marrëveshja për 3.5 milionë euro me Alan që është pjesë e Guangzhou.
Tashmë për emrin e dytë të sulmuesit që do të afrohet, Galatasarai ka vendosur në balotazh dy emra. Nga njëra anë është sulmuesi shqiptar Vedat Muriqi, e nga ana tjetër ish-ylli i Chelsea, Demba Ba. Të dy sulmuesit premtojnë shumë për të mbajtur e udhëhequr sulmin e skuadrës së njohur, ndërsa do të ishte vetë Muriqi që do të shprehej se është i gatshëm për një kalim të tillë. Mbetet vetëm të shihet për mënyrën sesi do të shkojnë negociatat gjatë ditëve në vijim, ndërsa kalimi i sulmuesit të Kosovës mund të ndodh sipas të gjitha gjasave duke marrë parasysh formën e treguar nga ana e tij. /Shqiperia.ch/