You are here
Home > Kombëtarja > Gjigandët e Kosovës, futbollistët “dardanas” trembin edhe me shtatlartësinë

Gjigandët e Kosovës, futbollistët “dardanas” trembin edhe me shtatlartësinë

Kosova është duke marrë rezultate pozitive gjatë kohëve të fundit, ndërsa nën drejtimin e Shaland duket se “dardanasit” janë në rrugën e duhur.

Tashmë kemi të bëjmë me gjigandët e Kosovës dhe këtë e themi me plotë kuptimin e fjalës, pasi ka lojtarë me shtatlartësi të madhe. Fillimisht ishte Atdheu Nuhiu për rekord në këtë përfaqësuese, duke qenë 1.96 cm i gjatë.

Pas tij vjen portieri i cili debutoi në Kupë me Mançester Sitin, Arjanet Muriq i cili është 1.98 centimetra. Ai e ka zgjedhur përpara vetëm pak kohësh Kosovën, për të nisur kështu një aventurë të re.

Larminë e shtatlartësisë e vazhdon dhe mbyll në një farë mënyre afrimi më i ri i dardanasve, Mirlind Kryeziu, që është rreth 1.97 centimetra. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top