
Një nga lojtarët më në formë të momentit në kampionatin zviceran, është pikërisht lojtari shqiptar, Shkëlqim Demhasaj. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është shndërruar në një lojtar kyç të skuadrës së Luzernit, teksa këtë kohë po tregon një formë mjaft të mirë.
Skuadra e tij arriti të merrte ditën e sotme një fitore tepër të çmuar përballë ekipit të St Gallen me rezultatin 2-1. Demhasaj në këtë sfidë ishte protagonist, ku arriti të dhuronte një asist tepër të bukur për t’u shndërruar në gol nga shoku i tij Vergas. Nëpërmjet këtij asisti të Demhasajt shifrat e sfidës shkuan në 2 me 0 në favor të Luzernit, duke siguruar tre pikët e rradhës në kampionat. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, po zhvillon një sezon fantastik me Luzernin, teksa në 17 sfida ka mundur të realizojë plot 6 herë dhe po aq pasime finalizuese.
Nëpërmjet kësaj fitoreje, skuadra e Luzernit ngjitet në vendin e 5, duke qënë një pretendente kryesore për një vend në tabelën e renditjes që të dërgon në kupat e Europës. Për këtë gjë skuadra zvicerane duhet të falenderojë pikërisht Demhasajn, pasi është kthyer në lojtarin kryesor të Luzernit. /Shqiperia.ch/