You are here
Home > Kombëtarja > Gjetja e ekipit të ri nuk ishte varka e shpëtimit, mbrojtësi do i mungojë sërish Shqipërisë

Gjetja e ekipit të ri nuk ishte varka e shpëtimit, mbrojtësi do i mungojë sërish Shqipërisë

Arlind Ajeti mund të jetë mungesa e rradhës tek Kombëtarja e drejtuar nga Panucci. Mbrojtësi 25 vjecar është në kontratë me klubin Grasshoper, pasi arriti të nënshkruante pak ditë përpara se të mbyllej merkatoja, i cili deri në atë moment ai ishte një lojtarë i lirë.

Në kubin zvicerian, Arlind Ajeti akoma nuk ka arritur dot të bëjë debutimin e tij, pasi është i dëmtuar. Një mungesë e madhe kjo për kuqezinjtë, teksa në ndeshjet e shtatotit është ndierë mungesa e një mbrojtësi të tillë. Qëndërmbrojtësi i Shqipërisë, po kalon një periudhë jo të mirë në karrierë, pas lëndimi dhe forma fizike e Ajetit ka bërë që lojtari të mos jetë i gatshëm për Kombëtaren.

Lojtari gjithashtu po punon veçmas grupit të ekipit të Grasshoperit, që të arrijë të kthehet sa më shpejtë në fushë dhe të jetë i gatshëm sidomos për kuqezinjtë e Panuçit. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top