You are here
Home > Kombëtarja > Gjetja brilante te Alban Bushi, Geraldo Bajrami është pranë kalimit te Birminghami në “Championship”

Gjetja brilante te Alban Bushi, Geraldo Bajrami është pranë kalimit te Birminghami në “Championship”

Ashtu si edhe Armando Broja, një tjetër futbollist me kualitete të jashtëzakonshme që i përket produktit të Anglisë dhe Shqipërisë U-21, është Geraldo Bajrami. “Shqiperia.ch” ka shkruar shumë herë për këtë lojtar, që i përket një kalibri tjetër.

Alban Bushi do t’i jepte mundësinë ndaj Turqisë U-21 në takimin e luajtur në vendin tonë, atje ku Bajrami jo vetëm që ishte i pakalueshëm dhe dallies me fizikun e tij, por edhe duke shkaktuar panik konstant në zonën kundërshtare me duelet ajrore.

Mbrojtësi kuqezi ka qënë kapiten te Birminghami U-23, ndërsa së fundmi i kanë ofruar rinovimin e kontratës me dy vite të tjera. Në Angli shprehen se kjo skuadër mund ta marrë në ekipin e parë për sezonin e ardhshëm që të luajë në “Championship”, duke e provuar në këto teste miqësore që po zhvillohen gjatë kësaj periudhe. Por pengesa e vetme ka qënë një dëmtim që po e shqetëson disi Bajramin, që gjithsesi sheh një të ardhme të ndritur. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top