
Një gjest i bukur ka ardhur nga Zhegrova, që ia ka zbukuruar edhe më shumë datëlindjen një tifozi shqiptar. Në disa video të postuara nga vetë sulmuesi i Kosovës në rrjetet sociale, shihet kur shkon në stërvitje dhe ia uron festën djaloshit shqiptar.
Fanella është dhurata për të, për të marrë edhe emocione pozitive nga ky moment. Ndërsa pjesa tjetër është për t’u harruar nga Zhegrova, që po lihet jashtë fushës së blertë nga Bazeli, madje në shumë ndeshje duke mos u grumbulluar nga trajneri Koller. /Shqiperia.ch/